Transportonin 6 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj nga Saranda

Kronikë e zezë

Transportonin 6 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj nga Saranda

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:07
Ilustrim

Dy rinj nga Saranda arrestohen pasi në mjetin në të cilin ato udhëtonin është gjetur një sasi prej 6 kg kanabis.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë kapur në flagrancë David Luca, 24 vjeç, nga fshati Shëndëlli i Konispolit dhe Ervin Sinomati, 26 vjeç, nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Volkswagen”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë dhe janë kapur nga policia në vendin e quajtur “Qaf Muzinë”.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, e cila është konstatuar në brendësi të tapicerisë, mjetin tip “Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat