Është bllokuar sot nga policia në plazhin Zvërnecit një gomone 7 metra e gjatë.
Paraprakisht dyshohet se mjeti lundrues përdorej për transportin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Gomonia është 7 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm. Mësohet se dy personat që ndodheshin në gomone braktisën mjetin dhe u larguan.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur verifikimet nëse në mjet ka ndonjë sasi droge të fshehur, të gatshme për transport.