U kapën me armë e drogë, pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi, dyshohen për… - Bota Sot
U kapën me armë e drogë, pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi, dyshohen për…

Kronikë e zezë

E diel, 22 korrik 2018

U kapën me armë e drogë, pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi, dyshohen për…

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:22
Ilustrim

Dy vëllezër shqiptarë përfunduan në prangat e policisë së Selanikut, pas dyshimeve se merreshin me trafik droge.

Në makinat e tyre u kapën në flagrancë 10.7 kg kanabis, ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e shtetasve u gjetën sasi lëndësh narkotike dhe armë.

Në banesën e 25-vjeçarit u gjetën, 25,6 kg kanabis ndërsa tek i vëllai i tij dy vite më i vogël përveç 2.3 kg kanabis u gjetën dhe një pistoletë me krëhër dhe dy fishekë, një peshore precizioni, 3 doreza hekuri, 1.500 euro.

Dy shqiptarët do të dërgohen te Prokuroria e Selanikut, ku do t’u komunikohet edhe dënimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test