Tre të lënduar në aksidentin në Lluzhan

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksidentin në Lluzhan

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si rezultat i një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sot në Lluzhan të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira një autobus dhe një kamion. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat