Makina bie në lumin Mat, humb jetën drejtuesi

Kronikë e zezë

Makina bie në lumin Mat, humb jetën drejtuesi

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:17
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Milot-Lezhë. Shumë pranë urës së Milotit, një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përplasur me bordurën dhe ka rënë në lumin Mat.

Policia ka bërë me dije se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person. Trupi i pajetë që është gjetur në bregun e lumit i përket drejtuesit të mjetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë sapo është nxjerrë automjeti nga lumi është konstatuar se fatmirësisht në të nuk ka patur persona të tjerë.

“Dalja nga rruga në rrugën dytësore Pllanë-Rrubik. Automjeti tip “Benz” me targa AA 272 JN. Policia e ka nxjerr mjetin tani ne ane te lumit dhe s’ka konstatuar njerëz te tjerë brenda ne mjet Mjeti ka qene ne lëvizje nga Miloti ne drejtim te fshatit Bërzanë”, njofton policia.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat