Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për shitje të marihuanës - Bota Sot
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për shitje të marihuanës

Kronikë e zezë

E hënë, 18 qershor 2018

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për shitje të marihuanës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Njësitet e specializuara anti drogë nga shtabi qendror i policisë që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë marrë informatë se një i dyshuar, është në posedim të një sasie të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me qellim të shitjes.

Ndërkohë i njëjti është ndalur dhe gjatë kontrollimit fizik tek i njëjti janë gjetur 15 qese plastike, të mbushura me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 16.4 gramë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore, thuhet në komunikatën për media të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test