Identifikohen hajnat e dyqaneve në rajonin e Zhupës

Kronikë e zezë

Identifikohen hajnat e dyqaneve në rajonin e Zhupës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpaca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë me ç’ rast ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme.

Sipas Policisë, këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”.

Të dyshuarit tanimë ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat