Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti gjatë pranimit të një tikete për një kundërvajtje në trafik e shqiptuar nga zyrtarët policor, me veturën e tij në lëvizje me retrovizor, ka goditur njërin nga zyrtarët.
Rasti sipas PK-së, ka ndodhur dje rreth orës 01:52 në fshatin Shupkovc, përcjell Bota sot.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./BS