Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Llapushnik të Drenasit, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën.
Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor.
“I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke”, thuhet në raportin e PK-së./BS