Një person është arrestuar në fshatin Gllarevë të Klinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.