Tetë persona arrestohen për një grabitje

Kronikë e zezë

Tetë persona arrestohen për një grabitje

Nga: A.M. Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka  njoftuar se tetë persona janë arrestuar për grabitje në rrugën Ferizaj – Gjilan.

 “Në lidhje me rastin raportohet se me 11.01.2018 me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, dy karikator të AK-47, tetë fishekë cal-7.65 mm, një gëzhojë, tri thika, një shufër metalike dhe një xhemper”, thuhet në njoftimin  e Policës së Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në vuajtje të dënimit për një urdhëresë paraprake nga gjykata./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat