Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe më pastaj kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Shtëpinë e Shëndetit në Istog.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas konstatimit nga mjeku kujdestar se: ,,axha i tyre nuk kishte shenja jete”, të dyshuarit ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe gjatë ndërhyrjes policore të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./BS