Një stallë e bagëtive digjet në Istog

Kronikë e zezë

Një stallë e bagëtive digjet në Istog

Nga: Bota sot Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person  ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e shtazëve, ku i janë djegur 1500 balla (ushqim bagëtish), përcjell Bota sot.

Policia njofton se njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trubuhovc të Istogut.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat