Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari nga Isniqi

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari nga Isniqi

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Policia  e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Isniq të Deçanit  është ekstraduar një person të enjten në Zvicër me urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, me 11.01.2018 është ekstraduar nga Zvicra i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat