13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza i zbulon shtatëzaninë - Bota Sot
13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza i zbulon shtatëzaninë

Kronikë e zezë

E hënë, 23 prill 2018

13-vjeçarja denoncoi bashkëjetuesin, ekspertiza i zbulon shtatëzaninë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga denoncimi që ka bënë në polici një 13 vjeçare, pasi bashkëjetuesi i saj ka ushtruar dhunë psikologjike mbi të.

Edhe pse ajo ka pranuar faktin se me 24 vjeçarin kanë bashkëjetuar me dëshirën e saj, ajo tashmë rezulton të jetë edhe shtatëzënë. Panorama shkruan se prokuroria e Lezhës nxjerr urdhërndalimi për të riun nga Lezha. Shkak për urdhër ndalimin e tij të menjëhershme është bërë ekspertiza mjeko-ligjore nga ku ka rezultuar se, i riu ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren A.G., e cila tashmë rezulton të jetë edhe shtatzënë.

Pas urdhrit të mbrojtjes që është lëshuar menjëherë nga Gjykata për vajzën, e cila denoncoi në Polici bashkëjetuesin e saj E.G., 24 vjeç, tashmë i riu do të përballet edhe me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Pavarësisht deklaratës së bërë nga e mitura, sipas së cilës, ajo është e dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj me 24-vjeçarin dhe me dijeni e familjes së saj, ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg.
13-vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe po trajtohet nga psikologët, pasi tashmë e mitura duhet të përjetojë edhe faktin e të qenurit shtatzënë në një moshë fare të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test