Me makinën e mbushur me drogë, arrestohet shqiptari - Bota Sot
Me makinën e mbushur me drogë, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

E hënë, 23 prill 2018

Me makinën e mbushur me drogë, arrestohet shqiptari

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Policia italiane e qytetit të Firences ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikimit të marijuanës. Në automjetin e tij të tipit ‘Renault Koleos’ janë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë që nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 4 thasë.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të hetuesve italianë që informuan se 38-vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Ndaj tij u lëshua urdhri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test