Aksident i rëndë në Sarandë, makina hyn në biznes - Bota Sot
Aksident i rëndë në Sarandë, makina hyn në biznes

Kronikë e zezë

E enjte, 19 korrik 2018

Aksident i rëndë në Sarandë, makina hyn në biznes

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:51
Pamje nga aksidenti

kDy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku automjet në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Teksa i plagosur lehtë ka mbetur pasagjeri. Për tu ardhur në ndihmë të plagosurve është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test