Transportonte drogë drejt Greqisë, 49-vjeçari kapet në Qafë Botë

Kronikë e zezë

Transportonte drogë drejt Greqisë, 49-vjeçari kapet në Qafë Botë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:44
Ilustrim

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se Fatos Alushllari u kap në Qafë Botë, në Sarandë.

Alushllari, lindur në Gramsh dhe banues në Babrru të Tiranës u ndalua në doganë teksa udhëtonte me mjetin tip “Benz”, me targë AP125FS. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, droga u gjet e fshehur në mjet.

Sakaq, policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat