Gjakovari gjendet i vdekur pranë varrit të babait - Bota Sot
Gjakovari gjendet i vdekur pranë varrit të babait

Kronikë e zezë

E mërkurë, 20 qershor 2018

Gjakovari gjendet i vdekur pranë varrit të babait

Më: 14 janar 2018 Në ora: 22:47
ilustrim

Një person i moshës 43 vjeçare nga fshati Dol i komunës së Gjakovës është gjetur dje pa shenja jete rreth orës 12:OO në varrezat e këtij fshati, pranë varrit të babait të tij.

Policia tha se bëhet fjalë për personin me inicialet K.M. i gjinisë mashkullore.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi komandanti i Stacionit Policorë të Gjakovës, Kristë Gjokaj.

“Dje rreth orës 12 është gjetur një person i moshës 43 vjeçare ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje si pasojë e pirjes së një helmi” , tha major Kristë Gjokaj.

Sipas Gjokajt, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test