Shpërthen me eksploziv një dyqan në Fushë-Krujë, e 2-ta herë në dy muaj

Kronikë e zezë

Shpërthen me eksploziv një dyqan në Fushë-Krujë, e 2-ta herë në dy muaj

Më: 15 janar 2018 Në ora: 08:24
Pamje nga ngjarja

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një dyqan detergjentësh në Fushë Krujë, në afërsi të lagjes “Kastrioti”, ku bashkohet rruga kryesore Fushë Krujë-Krujë. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan detergjentësh në pronësi të shtetasit me iniciale E. Xh.

Madje edhe dy muaj më parë i njëjti dyqan ka rënë pre i një shpërthimi me eksploziv. Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale në dyqan. Ndërkohë policia shkoi në vendngjarje për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat