Grabitet një bankë në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitet një bankë në Tiranë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Hipotekës në Tiranë.

Pre e grabitjes ka rënë një bankë e nivelit të dytë, që ndodhet në këtë zonë.

Raportohet se një person i maskuar ka dalë nga një vetura BMW X5 dhe është futur në ambientet e bankës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka detaje rreth shumës së grabitur, dhe skemës së vjedhjes, transmetojnë mediat shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat