Dy persona të vrarë në Vlorë

Kronikë e zezë

Dy persona të vrarë në Vlorë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:31
Ilustrim

Dy të vrarë është bilanci i një ngjarje të rëndë në fshatin Gjorm të Vlorës.

Mbrëmjen e sotme, një sherr i nisur në një lokal të fshatit, ka përfunduar me përplasje të armatosur, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur. Ata janë 31 dhe 35 vjeç, Mariglen Memaj dhe Artiol Shenaj. 

Policia e mbërritur në vendngjarje pritet të mësojë më shumë rreth kësaj ngjarje, që i mori jetën dy të rinjve.

Ka dyshime se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe se pasi është qëlluar ndaj njërit, personi tjetër në kushte të rënduara psikologjike, ka qëlluar edhe ndaj vetes. 

Megjithatë kjo pistë pritet të zbardhet nga hetimet e policisë dhe dëshmitë e të pranishmëve në lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat