Adoleshenti shtyp për vdekje me makinë një grua në Kriva Pallankë

Kronikë e zezë

Adoleshenti shtyp për vdekje me makinë një grua në Kriva Pallankë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:46
Ilustrim

Sot pasdite në rrugën “Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë një adoleshent ka shtypur me makinë një grua 44-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur adoleshenti D.N me makinën “Audi A3”, duke lëvizur për në qendër të Kriva Pallankës, ka goditur gruan I.N, të lindur më 1973, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gruaja është lënduar rëndë dhe me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë, ku është bërë tentim për reanimim, por pa sukses dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj”.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i MPB dhe Prokurorisë Themelore Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat