Përplasen dy makina përpara Kryeministrisë, plagoset këmbësori

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina përpara Kryeministrisë, plagoset këmbësori

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:15
Pamje nga aksidenti

Një këmbësor është plagosur përpara kryeministrisë. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Sipas informacioneve të para dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë mbeti i plagosur këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. 

Menjëherë ka mbërritur policia dhe ambulanca e cila transportoi të plagosurin në spital. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat