Në kërkim nga Interpol Roma, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

Në kërkim nga Interpol Roma, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:00
Policia

Policia e Elbasanit ka vënë në prang një 49-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Artur Llupa, i njohur dhe me emrat Luan Tabaku dhe Robert Cani, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai ishte shpallur në kërkim vetëm një ditë më parë nga Interpol Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat