Arrestohet 31-vjeçari me dy identitete nga Kosova, ishte në kërkim për vjedhje me dhunë

Kronikë e zezë

Arrestohet 31-vjeçari me dy identitete nga Kosova, ishte në kërkim për vjedhje me dhunë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Policia Kufitare ka bërë të mundur ditën e djeshme arrestimin e një shtetasi kosovar të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Siç bëhet me dije 31-vjeçari Astrit Th, lindur dhe banues në Gjakovë është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zviceriane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit.

Po ashtu, 31-vjeçari dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një personi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 Euro.

Gjatë procedurave të intervistimit nga ana e policisë mësohet se nuk ka qenë bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ishte  nga Kosova dhe jo nga Shqipëria.

Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky ai ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me  4 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë" .

Astrit Th.,  u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat