“Dream Box” në Tiranë, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

“Dream Box” në Tiranë, tre të arrestuar

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 57 aparateve “Dream Box” dhe “Smart Box”.

Në kuadër të operacionit “Dream Box” u arrestuan shtetasit Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh dhe banues në Tiranë; Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë; Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi këta shtetas, në mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate “Dream Box” dhe “Smart Box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat