Mbytet 53-vjeçari në Karaburun, policia në kërkim të trupit

Kronikë e zezë

Mbytet 53-vjeçari në Karaburun, policia në kërkim të trupit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:16
Vaska peshku

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Karaburun, teksa policia është vënë në kërkim të gjetjes së trupit.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, në vendin e quajtur “Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Karaburun.

Dyshohet se A. Gj., nga Tirana të ketë rënë e të jetë mbytur në vaska. Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat