Shpërndante kokainë në Tiranë, ja si u kap taksisti duke…

Kronikë e zezë

Shpërndante kokainë në Tiranë, ja si u kap taksisti duke…

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një shpërndarës droge është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se i arrestuari shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit kokainë.

Personi i arrestuar shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e lëndës narkotike, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEGUT”.

Lëndën narkotike e shpërndante në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re, ndërsa i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 doza kokainë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Klaudian Sina, 38 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë. Shtetasi i lartpërmendur u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEGUT”.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip “Ford Focus” me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi .

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda së cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe një facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automjet dhe 2 telefona celularë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat