Tri vjet shantazhoi një person, ngritët aktakuzë

Kronikë e zezë

Tri vjet shantazhoi një person, ngritët aktakuzë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit A.M. për shkak të kryerjes së veprës penale detyrim dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së gjatë kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur  që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i jep të holla të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar. 

Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro.  Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale. Vlen të theksohet se ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat