Një mashkull gjuan me armë në derën e një shtetaseje të huaj

Kronikë e zezë

Një mashkull gjuan me armë në derën e një shtetaseje të huaj

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se një femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë duke hyrë në banesë me partnerin e saj, shtetas i Kosovës, një person ka tentuar që të hyjë në banesën e saj dhe në pamundësi nga frustrimi i njëjti ka shtënë me armë zjarrit në derën e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e Forenzikës në vendngjarje kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kal. 7.65 mm.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat