Dhunuan gratë, arrestohen dy persona në Fier

Kronikë e zezë

Dhunuan gratë, arrestohen dy persona në Fier

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Dy persona nga Fieri janë vendosur në pranga ditën e djeshme, pasi akuzohen për dhunë në familje.

28-vjeçari Eugert Mimini u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, L.M, 26 vjeçe.

Po ashtu, edhe 55-vjeçari Tomorr Mullaj është prangosur nga policia pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, D.M, 53 vjeçe.

Për të dy arrestimet, blutë e Fierit sqarojnë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat