Tenton të fusë drogë në burg të Dubravës

Kronikë e zezë

Tenton të fusë drogë në burg të Dubravës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka tentuar të fus drogë në Burgun e Dubravës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë vizitës së një vizitori në burg, ka tentuar të fusë brenda hapësirave të burgut substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 76 gramë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me  vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat