Gjashtë të dyshuarve u gjenden armë në një lokal

Kronikë e zezë

Gjashtë të dyshuarve u gjenden armë në një lokal

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tek gjashtë persona në fshati Livagjë të Graçanicës janë disa armë.

“Gjatë kontrollit të një lokali, tek gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë gjetur dhe konfiskuar 2 pistoleta, 12 fishekë, 1 boks metalik, 2 shufra metalike dhe një sprej, ndërsa në dysheme janë gjetur edhe dy thika”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat