Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave

Kronikë e zezë

Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Specialistët për hetimin e narkotikëve të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shigjetat", kanë arrestuar në flagrancë shtetasit S.P, F.M, O.K dhe B. H., të cilët kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Sipas Policisë, S.P, 21 vjeç, është banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, F.M, 19 vjeç, banues në Tiranë, O.K, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe B.H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ata shisnin lëndë narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës dhe mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën “Gjergj Legisi", në afërsi të një shkolle të mesme.

“Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat