Sekuestrohen 2 kg heroinë në një autobus në Kapshticë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 2 kg heroinë në një autobus në Kapshticë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:34
Kapshticë

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Kapshticës. 

Burime të mediave  bëjnë me dije se policia kufitare shqiptare kishte informacione se në një autobus mund të kishte lëndë narkotike.

Për këtë arsye, i ka futur të gjithë në kontroll autobusët, por pa mundur dot të gjejë drogën.

Në një prej autobusëve, policia kufitare ka bërë kontroll të imtësishëm se pikërisht në të fshihej lënda narkotike, por pa mundur ta zbulojë dot atë.

Më tej, policia kufitare shqiptare ka njoftuar palën greke që të fusë në skaner autobusin në fjalë, ku pas 2 orësh kontroll nga ana e tyre është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 2 kg heroinë.

Drejtuesi i mjetit u ndalua dhe u shoqërua në polici, ndërsa pritet deklarata e policisë për të dhënë më shumë detaje lidhur me drogën e kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat