Itali, arrestohet shqiptari me 1 milionë euro kokainë - Bota Sot
Itali, arrestohet shqiptari me 1 milionë euro kokainë

Kronikë e zezë

E premte, 22 qershor 2018

Itali, arrestohet shqiptari me 1 milionë euro kokainë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:19
Pamje nga aksioni

Një shqiptar më iniciale B.E. 34 vjeç, ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi ishte nën hetim për trafik të lëndëve narkotike.

Ai u ndalua në një autostradë pranë Bolonjës me 7 kg kokainë të pastër, që nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën 1 milionë euro.

Mësohet se shqiptari kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës në rrjetin e trafikantëve.

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Një sondë me kamera bëri të mundur zbulimin e 7 pakove me kokainë, që ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test