Vetëm në janar, mbi 100 persona u arrestuan për shitje narkotikësh

Kronikë e zezë

Vetëm në janar, mbi 100 persona u arrestuan për shitje narkotikësh

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:06
Ilustrim

Që nga fillimi i muajit, policia ka arrestuar mbi 100 persona në raste që lidhen me shitjen apo përdorimin e substancave narkotike.

Ndërkohë,janë ndërmarrë edhe aksione me qëllim parandalimin dhe vetëdijësimin kundër përdorimit të substancave narkotike.

Policia e Kosovës në veçanti Njësia antidrogë përmes operacioneve të ndryshme, patrullimeve dhe shumë aktiviteteve ka arritur të luftoj trafikimin me narkotik, vlerësojnë zyrtarët e forcave të rendit. Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka thënë për Radio Kosovën se që nga fillimi i këtij muaji janë arrestuar 116 persona dhe është sekuestruar një sasi e substancave narkotike.

“Gjatë këtij viti janë iniciuar gjithsejtë 97 raste janë arrestuar 116 persona, janë sekuestruar 55 kg marihuane, 6.5 gram kokainë, dhe 0.3 gram heroine’’.

Nuhiu tha se po ashtu Njësia Antidrogë ka mbajtur aktivitetete të ndryshme edhe në shkolla duke i vetëdijësuar nxënësit kundër përdorimit të substancave narkotike.

Në vazhdim te aktiviteteve policia e Kosovës ka organizuar dhe hartuar plane të ndryshme operative sidomos në lokale të natës Radio Kosova ka marrë pjesë në njërin nga aksionet e Policisë ku të pranishëm kanë qenë Njësia Speciale Operative, Njësia Antidrogë dhe Njësia K9.

Ekipi i RTK-së ka parë për së afërmi arrestimet e personave gjatë realizimi të këtij operacioni, ku në njërin nga lokalet më të frekuentuara në Prishtinë është kapur rreth gjysmë kilogrami heroinë.

“Kemi kontrolluar tri lokacione të ndryshme, tri lokale të ndryshme ku në tri lokale kemi arritur të gjejmë substanca të ndryshme narkotike një armë disa thika dhe lidhur më këto raste janë arrestuar disa persona ku është njoftuar prokurori përgjegjës dhe pritet procedimi
për në gjykatë”

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë me aktivitetet për vetëdijësimin e të rinjve nga rreziqet e përdorimit të substancave narkotike dhe sjelljes para drejtësisë të atyre që shkelin ligjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat