E pazakontë në Prishtinë: Bashkëshorti ia rrah djalin që e kishte me burrin e parë

Kronikë e zezë

E pazakontë në Prishtinë: Bashkëshorti ia rrah djalin që e kishte me burrin e parë

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një femër në Prishtinë , ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se bashkëshorti i saj ka sulmuar fizikisht djalin e saj të moshës 11 vjeçar të cilin e kishte nga martesa e pare.

Ajo ka thënë se burri i ka shkaktuar lëndime trupore fëmijës së saj, derisa ka raportuar se dhunë fizike dhe psikike nga i dyshuari ka çdo ditë ajo dhe fëmijët e saj.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me urdhër të prokurori rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat