Konfiskohet arsenal armësh dhe marihuanë në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskohet arsenal armësh dhe marihuanë në Prizren

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:02
ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në fshatin Korishë të Prizrenit, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 2445.9 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy revole, 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri granata dore, si dhe 4 karikatorë të zbrazët.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat