Shtetasi i Gjermanisë arrestohet në Maqedoni sepse qëndronte “në t’zezë”

Kronikë e zezë

Shtetasi i Gjermanisë arrestohet në Maqedoni sepse qëndronte “në t’zezë”

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Jemi mësuar me lajme që flasin për shtetas të Maqedonisë që arrestohen në Zvcërr, Gjermani, Austri dhe vende tjera perëndimore, për shkak të qëndrimit të parregulluar, ose siç thuhet “në t’zezë”.

Mirëpo të dielën në Shkup ka ndodhur e kundërta, sepse një shtetas i Gjermanisë është arrestuar në Maqedoni për shkak të qëndrimit në “të zezë”. Bëhet fjalë për shtetasin gjerman me iniciale D.F. (46) i arrestua për shkak të qëndrimit ilegal në Maqedoni. Pas arrestimit ai është dorëzuar në stacionin policor në Kisella Vodë për procedim të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat