Kokainë e marihuanë rreth shkollave, 26 të arrestuar

Kronikë e zezë

Kokainë e marihuanë rreth shkollave, 26 të arrestuar

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Policia e Kosovës në zbatim të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave, ka iniciuar 17 raste dhe ka arrestuar 26 persona të dyshuar, por gjithashtu ka konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.

Sipas Policisë, nga 15 janari deri më 21 janar, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj.

“Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të  realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”,  janë si në vijim: janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave, janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave, janë kontrolluar 1228 persona, janë kontrolluar 593  vetura, janë kontrolluar 37  lokale, janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme, gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar  26 persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat