Një tjetër vajzë në Tiranë denoncon: Ai më përndjek, më ndaloi rrugë…

Kronikë e zezë

Një tjetër vajzë në Tiranë denoncon: Ai më përndjek, më ndaloi rrugë…

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:11
Policia e Tiranës

Vetëm një ditë pas vrasjes së Ariela Muratit nga Aldosen Belulaj sepse refuzoi të lidhej me të, një tjetër vajzë e re është drejtuar në polici për të kërkuar ndihmë.

B.w raporton se një 26-vjeçare nga Tirana, ka kallëzuar se prej disa kohësh se përndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga një djalë. 

E reja me iniciale G.S. u paraqit në komisariatin nr.6 të policisë për të bërë denoncim, pasditen e së dielës.

Ajo kallëzoi se një person e ka përndjekur dhe ndaluar kundër vullnetit të saj. E reja ka thënë se kjo gjë i ka ndodhur edhe herë të tjera, por deklaron se nuk e njeh të dyshuarin që e përndjek nga pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat