Një i arrestuar për prodhim të drogës dhe armëve

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për prodhim të drogës dhe armëve

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake".

“Më datë 23.01.2018, në fshatin “ Kllojkë”, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar :G.B, 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë:, njofton Policia e Shtetit.

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake", ku gjate operacionit të bërë ne fshatin "Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat