Shkupjani e var veten në parkun e Gazi Babës

Kronikë e zezë

Shkupjani e var veten në parkun e Gazi Babës

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një kalimtar rasti në parkun e Gazi Babës lajmëroi në polici se gjeti trupin e pajetë të një mashkulli nga Shkupi.

Tridhjetë e tetë vjeçari ishte gjetur i varur në shtëpinë verore të tij në parkun e Gazi Babës.

Nga policia deklaruan se dje reth orës 12.30 në njësinë e raportimit dhe komandës – Shkup, një kalimtar i rastësishëm e ka hasur dhe raportuar rastin.

Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat