25-vjeçari shqiptar në prag tragjedie në emër të dashurisë

Kronikë e zezë

25-vjeçari shqiptar në prag tragjedie në emër të dashurisë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:13
Ilustrim

Ndërsa në Tiranë një vajzë 21-vjecare humbi jetën nga një djalë që e përndiqte prej vitesh, për shkak se nuk pranonte refuzimin e dashurisë që e reja i bënte, një histori e ngjashme përsëritet në Itali.

Një shqiptar 25 vjecar ka përndjekur dhe ka dhunuar ish të dashurën e tij, me të cilën ishte ndarë pak kohë më parë. Ngjarja ka ndodhur në San Ferdinando, në Puglia të Italisë. Në pranga u vu Aurel Domi 25 vjec me origjinë shqiptare dhe me banim në Stornara të shtetit fqinj, Para pak kohë marrëdhënia që ai kishte me një vajzë me origjinë rumune, ishte ndërprerë, por kjo situatë nuk ishte pranuar dot nga shqiptari.

Ai vijonte ta përndiqte të renë. Që nga momenti i ndarjes, duke mos e pranuar fundin e lidhjes së tyre, shqiptari nuk kishte lënë moment pa e kërkuar ish-të dashurën e tij rumune. Më tej ai mbajte qëndrime gjithmonë e më të ashpra, derisa përfundoi duke e kërcënuar vajzën. Ditët e fundit, shqiptari shkoi në San Ferdindandot, për të folur me ish-in e tij. Ai ka shkelmuar derën e shtëpisë së saj dhe e tmerruar ajo ka lajmëruar policinë. Karabinierët bënë të undur arrestimin e shqiptarit, ndërsa tashmë ai ndodhet në arrest shtëpiak.

Ariela Murati, 21 vjece, pak ditë më parë u vra me armë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, nga Aldison Beluli, i cili nuk pranonte refuzimin e të resë. 23-vjecari qëlloi edhe veten me plumb në kokë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ai kishte përfunduar duke e përndjekur atë dhe duke e kërcën uar vazhdimisht. 

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme në Delvinë, një 23-vjecar është ndaluar, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëjetuesen e tij. Prokuroria urdhëroi ndalimin e Saimir.A., 23 vjeç, banues në Vanë të Delvinës.

Histori të ngjashme përndjekje dhe kërcënimesh janë të shpeshta në Shqipëri ku meshkujt reagojnë ashpër pasi marrëdhëniet me të dashurat, gratë apo bashkëjetueset marrin fund, apo më keq akoma kur marrin refuzimin për lidhje.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat