Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se aksident ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri raportohet se është një nga pasagjerët që ndodhej në makinë, ndërsa ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit.