Të shtëna me armë në Elbasan, 44 vjeçarja dërgohet e plagosur në spital

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Elbasan, 44 vjeçarja dërgohet e plagosur në spital

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:32
Elbasan

Mëngjesin e sotëm një 44-vjeçare është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit nga familjarët e saj.

Dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Shtetasja e plagosur është N.D.

Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se 44-vjeçarja është vetëplagosur.

Grupi hetimor ka sekuestruar armën e gjahut me të cilën është kryer plagosja.

Njoftimi i policise

Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan.

Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte).

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat