Aksident i tmerrshëm në Shkup, 2 të lënduar rëndë nga rrokullisja e veturave

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm në Shkup, 2 të lënduar rëndë nga rrokullisja e veturave

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Sot pasdite rreth orës 14:10 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm mes dy veturave në bulevarin "8 shtatori" në Shkup.

Siç shihet edhe në fotografitë, nga aksidenti janë rrokullisur të dy veturat.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, dy persona janë lënduar dhe janë transportuar në klinikën e Shkupit. Njëri është mbajtur në "8 shtatori", ndërsa tjetri i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente.

Në aksident morën pjesë dy vetura "Fiat Doblo" me targa të Shkupit dhe "Mazda" me targa të Shtipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat