Plagosje në Shkodër, qëllon fqinjin me automatik

Kronikë e zezë

Plagosje në Shkodër, qëllon fqinjin me automatik

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 10:58
ilustrim

Një plagosje për motive të dobëta është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit  është marrë njoftim te Salla Operative se  në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda,  forcat policore të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

“Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, knkretisht: Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat